Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
16 korrik 2025
Skuadra e Bayer Leverkusen ka nisur fazën e përgatitjeve për sezonin e ri në Brazili, ku një prej lojtarëve kyç, Granit Xhaka, ka udhëtuar me ekipin. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse mesfushori zviceran do të qëndrojë deri në fund të fazës përgatitore.
Xhaka ka tërhequr interesin e një klubi arab, Neom, i cili ka siguruar promovimin në elitën e futbollit të këtij vendi. Sipas burimeve, një transferim i mundshëm i Xhakës në Neom është duke u diskutuar, dhe Bayer Leverkusen po shqyrton një ofertë prej 20 milionë eurosh.
Simon Rolfes, drejtori menaxhues i Bayer Leverkusenit, ka konfirmuar se ka interesim për Xhakën, duke folur për situatën e tij për gazetën Kicker. Ai ka theksuar se një vendim do të merret shumë shpejt.
“Nuk ka diskutim që jemi në fazën kur e finalizojmë skuadrën. Graniti luan rol të madh në këtë, kështu që qartë se nuk është çështje që do të shkojë deri në fund të afatit kalimtar. Ne po hyjmë në fazën e përgatitjeve. Do të jenë disa ndryshime të mëdha në skuadër. Por në një pikë duhet të jemi 95 për qind komplet. Graniti është pjesë e rëndësishme e kësaj. Për këtë arsye një vendim i shpejt do të merret”, ka shtuar Rolfes.