Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
28 korrik 2025
Pas disa largimeve të kryera gjatë korrikut, Barcelona ka vendosur të përqendrohet totalisht në shitjen e lojtarëve gjatë gushtit, me qëllim që të lirojë hapësirë në skuadër dhe të ulë pagat.
Qëllimi kryesor i klubit është të regjistrojë Joan Garcia dhe Marcus Rashford për sezonin e ri në La Liga – një proces që kërkon menaxhim financiar dhe largime të tjera.
Pas transferimit të Alex Valle, Ansu Fati, Pablo Torre dhe Pau Victor, tani fokusi është te mesfushori Oriol Romeu, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Hansi Flick dhe nuk është grumbulluar për turneun në Japoni.
Romeu, i cili ka vetëm një vit kontratë me klubin katalanas, pritet të largohet si lojtar i lirë, për të lehtësuar barrën financiare të pagës prej 3.5 milionë euro në vit.
Sipas burimeve të afërta me klubin, Valencia dhe Girona janë të interesuara për shërbimet e 33-vjeçarit, ndërsa Barça është në bisedime për të mbyllur marrëveshjen kontraktuale sa më parë.

















