Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
27 nentor 2025
Mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e vendimit për arrest me burg ndaj një funksionari publik. Burime pranë Kushtetueses i thanë gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, se avokatët kërkojnë që vendimet për arrest me burg të shpallen antikushtetuese, duke argumentuar se ato janë jo proporcionale.
Në kërkesë përmendet edhe raporti i Komisionit Europian, sipas të cilit ekzistojnë rrethana që e bëjnë të papërshtatshëm arrestimin e kryebashkiakëve dhe përfaqësuesve të pushtetit lokal.

















