Bleona, me një sinqeritet që e karakterizon, ofron një perspektivë të ndryshme kur bie fjala për krahasimet me emra të njohur si Dua Lipa, Rita Ora apo Bebe Rexha.
Në një intervistë për Living ajo ka treguar se e sheh qartë dallimin mes rrugëve të tyre drejt suksesit dhe asaj që ajo ka kaluar në karrierën e saj.
“Dua Lipa dhe Rita Ora i përkasin sistemit amerikan; ato janë teknikisht këngëtare britanike apo amerikane me origjinë shqiptare,” shprehet ajo.
“Unë nuk kam arsye të krahasohem me to, sepse rrugëtimi ynë është tërësisht i ndryshëm. Ato nuk kanë ndenjur në radhë për bukë si të gjithë ne në vitet 90- të, nuk kanë pasur karrierë e sukses në Shqipëri dhe pastaj të kenë kaluar në skenën ndërkombëtare. Ato janë formuar atje, ndërsa unë jam rritur dhe kam filluar këtu, në Shqipëri.”