Asnjë parti s’do të marrë 71 mandate deputetësh. Bashkëqeverisje PS-PD, nën maskën e një qeverie teknike/Analizon Qori

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

24 mars 2025

Arlind Qori, kreu i Lëvizja Bashkë është i bindur se në zgjedhjet e 11 majit, asnjë parti nuk do të arrijë të marrë 71 mandate deputetësh. Kjo situatë, sipas tij, hap disa skenarë të mundshëm. Ai thotë për “Panorama” se njëri prej tyre është se partia që del e para nis ofertat për blerje deputetësh, që fatkeqësisht është bërë normale në Shqipëri.

Sipas tij skenari i dytë është ai i bashkëqeverisjes PS-PD, me gjasë nën maskën e një qeverie teknike që do të bëjë gjoja reformat e mëdha të integrimit, por, në fakt, do të çmontojë reformën në drejtësi. “Skenari i tretë është ai i krizës së vazhdueshme politike, nga ku partitë e vjetra do të dobësohen vrullshëm, dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja”, – shprehet ai. Kjo, shprehet Arlind Qori, është alternativa që do të çojë përpara Lëvizja Bashkë në rast të mospasjes së një shumice të qartë në Kuvendin e ardhshëm.

Z.Qori, si e shihni terrenin parazgjedhor në vend?

Terrenin parazgjedhor e shoh nga këndvështrimi i nevojës historike për ndryshim dhe gatishmërisë së Lëvizjes Bashkë për të qenë instrumenti në duart e qytetarëve për ta sjellë atë. 

Çfarë e dëmton PS-në më 11 maj dhe çfarë e favorizon opozitën që ajo të rikthehet në pushtet?

Të dyja këto parti i dëmton e tashmja ose e shkuara e tyre korruptive. Se çfarë i favorizon është sërish korrupsioni, sepse përmes tij këto parti kanë arritur të thurin një rrjetë marrëdhëniesh klienteliste. Se cila syresh do të dalë e para, këtë as mund ta them, as më duket me interes ta di. Shqipëria do të shpëtojë vetëm nëse dhe kur këto parti arkaike do të dalin nga skena politike shqiptare.”

Scroll to Top