Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
09 dhjetor 2025
Federata Suedeze e Futbollit ka publikuar listën e të nominuarve për çmimet vjetore të futbollit për vitin 2025, duke vlerësuar futbollistët me paraqitjet më të spikatura brenda dhe jashtë vendit.
Në mesin e emrave të përzgjedhur figuron edhe Kosovare Asllani, e cila garon në kategorinë e mesfushores më të mirë. Fituesit do të shpallen më vonë gjatë këtij muaji, sipas njoftimit zyrtar të federatës.
Asllani, kapitenia e kombëtares suedeze, vazhdon të jetë një prej lojtareve më të rëndësishme të ekipit kombëtar. Ajo është po ashtu një pjesë thelbësore e skuadrës angleze London City Lionesses, ku paraqitjet e saj në sezonin e fundit kanë pasur rol vendimtar.

















