Arushë me këlyshët e saj shfaqet në Kukës, pamje të rralla në Kolesjan

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

23 dhjetor 2025

Një arushë e shoqëruar nga këlyshët e saj është parë mëngjesin e sotëm në zonën e Kukësit, duke krijuar pamje të rralla dhe të pazakonta për banorët e zonës.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Kolesjan, ku arusha është vërejtur duke lëvizur përgjatë rrugës kryesore. Pamjet janë fotografuar nga një banor i zonës, i cili ndodhej brenda automjetit në momentin e takimit me kafshët e egra.

Fotografitë kanë ngjallur interes dhe reagime të shumta, duke rikthyer vëmendjen mbi praninë e kafshëve të egra pranë zonave të banuara, si dhe nevojën për kujdes të shtuar nga banorët dhe drejtuesit e automjeteve.

Scroll to Top