Arrestohet vajza e Eli Farës, kapet me kokainë në Tiranë

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

22 gusht 2025

Ronxhensa Kapurani, e njohur me emrin Marina Fara, ka rënë në prangat e policisë dy ditë më parë.

Ronxhensa Kapurani, e njohur me emrin Marina Fara, ka rënë në prangat e policisë dy ditë më parë.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan -R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike Kokaine”, njoftoi policia.

Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që Marina Fara ka probleme me drejtësinë.

Në vitin 2020, influecerja u la në masën detyrim paraqitje nga Prokuroria, pasi u përfshi në përgjime gjatë një operacioni policor ku u arrestuan dhjetëra persona.

Asokohe, policia ushtroi kontroll në banesën e saj, por nuk gjeti asgjë që e implikonte me grupin. Ajo u arrestua pasi dyshohet se ndihmoi dy persona t’i shpëtonin policisë.

Personat në fjalë ishin në ndjekje nga uniformat blu, ndërsa sipas raportimeve të 5 viteve më parë, Fara i ndihmoi së bashku me një mikeshën e saj duke i marrë me makinë.

Megjithatë nuk u faktua që vajzat të kishin dijeni për drogën.

Ende nuk dihet se çfarë ka deklaruar 39-vjeçarja për arrestimin e dy ditëve me parë, ndërsa nuk ka asnjë reagim as nga mamaja e saj Eli Fara.

Scroll to Top