Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
01 shkurt 2025
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është gjetur dhe është arrestuar 42-vjeçarja e cila një ditë më parë me veturë citroen ka goditur një këmbësor 38-vjeçar, dhe ka ikur pa i ofruar ndihmë.
Ndaj saj do të dorëzohet kallëzim penal me pronedurë të shpejtë. I lënduari është dërguar me ndihmën e shpejtë në Qendrën Klinike Nënë Tereza ku i janë konstatuar lëndime trupore. Megjithatë mediat informojnë se këmbësori i lënduar, pasi ka marrë ndihmën e parë, ka ikur nga spitali vullnetarisht, pa leje dhe pa njoftuar personelin.

















