Arrestohet në Bruksel ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

02 dhjetor 2025

Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini, është arrestuar të martën, më 2 dhjetor 2025, nga autoritetet belge, në kuadër të një hetimi mbi një program trajnimi të financuar nga BE-ja për diplomatët e rinj.

Sipas mediave belge, përfshirë “L’Echo”, Mogherini është ndaluar gjatë bastisjeve të kryera pranë Kolegjit të Evropës në Bruges dhe pranë Shërbimit për Veprim të Jashtëm (SEAE) në Bruksel, si dhe në banesa private, nën kërkesë të Prokurorisë Evropiane (EPPO) dhe me miratimin e gjykatësve hetues dhe Policisë Federale belge.

Hetimi lidhet me Akademinë Diplomatike të Bashkimit Evropian, një program trajnimi nëntëmujor për diplomatët e ardhshëm të vendeve të BE-së. Në total, autoritetet kanë ndaluar tre persona, mes të cilëve edhe Mogherini, nën dyshimet për favorizim dhe konkurrencë të padrejtë në dhënien e kontratave për këtë program.

Veprat e dyshuara përfshijnë mashtrim në kontrata publike, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional, dhe lidhen me aktivitetet e periudhës 2021-2022.

Scroll to Top