Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja është arrestuar nga policia.
Ai akuzohet për mashtrim, ndërsa sot u zhvillua seanca në gjykatë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur”, sipas njoftimit të policisë.
Aktori është prej vitesh pjesë e ekranit dhe ka spikatur me rolet e tij teksa ka marrë pjesë në disa programe.