Arrestohet 55-vjeçari, tentoi të fuste në Shqipëri 1000 fishekë dhe 20 mijë euro të padeklaruara

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

15 shtator 2025

Një 55-vjeçar me inicialet K.A. është arrestuar në pikën kufitare të Durrësit, pasi tentoi të fuste në territorin e Shqipërisë 1000 fishekë për armë gjahu dhe rreth 20 mijë euro të padeklaruara.

Policia Kufitare gjeti fishekët dhe shumën e parave të fshehura në kabinën e kamionit që ai drejtonte. Të gjitha u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, përfshirë edhe pasaportën dhe telefonin e tij.

Materialet janë referuar në Prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.

Scroll to Top