Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
19 shkurt 2025
Mbrëmjen e së martës rreth orës 21:30, në kryqëzimin për fshatin Tumçevishtë të Gostivarit, zyrtarë policorë të DPB Gostivar, kanë arrestuar një person me inicialet E.R.(20) nga fshati Toplicë e Gostivarit, personin tjetër E.S. (33) nga fshati Dobërdoll i Gostivarit, poashtu personin R.S.(34) nga fshati Inxhikovë e Shkupit dhe V.A.(26) nga fshati Grçec i Shkupit.
Ata janë kapur gjatë shit-blerjes së drogës dhe gjatë kontrollit iu gjetën dhe u konfiskuan marijuanë, kokainë dhe para të cilat dyshohet se burojnë nga vepra penale. Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.

















