Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
02 maj 2025
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona në Prishtinë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e dy të dyshuarve janë sekuestruar disa pajisje elektronike, flamuj me mbishkrime arabe e që përdoren nga organizata terroriste.
“Prishtinë / 30.04.2025 – 19:30. Më 01.05.2025 Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë kompetente në mbështetje të njësiteve relevante, në koordinim me Prokurorinë, kanë kontrolluar shtëpinë e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë. Si prova materiale janë sekuestruar disa pajisje elektronike, flamuj me mbishkrime arabe e që përdoren nga organizata terroriste”, thuhet në raport.
Dy të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lartcekur dhe pas intervistuar me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

















