Arbër Hoxha: Fitorja në Andorrë, dhuratë për tifozët shqiptarë kudo në botë

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

14 nentor 2025

Mesfushori i Kombëtares, Arbër Hoxha, ka komentuar pas fitores 0-1 të Shqipërisë në transfertë ndaj Andorrës, një sukses të rëndësishëm për kuqezinjtë në kualifikueset e Botërorit 2026.

Në prononcimin për “DigitAlb”, Hoxha theksoi se sfida ishte më e vështirë nga sa pritej, por ekipi arriti të reagojë në kohën e duhur:
“Ishte një ndeshje e vështirë, e dinim që Andorra do të luante të mbyllur. Për fat të mirë, në pjesën e dytë ndryshuam impaktin e lojës dhe morëm 3 pikët,” tha mesfushori.

Hoxha foli edhe për formën e tij dhe dëshirën për të qenë titullar në ndeshjet vendimtare:
“Gjithmonë është kënaqësi të jem këtu. Trajneri vendos sa do të luaj. Unë jam gati, te klubi luaj çdo tre ditë dhe kam ritmin e lojës. Normalisht, do të doja të isha edhe ndaj Anglisë.”

Mesfushori shtoi se fitoren e kushtëzon edhe me tifozët shqiptarë:
“Ia dedikoj këtë sukses gjithë shqiptarëve anembanë botës dhe atyre që kishin udhëtuar larg për të qenë sot në stadium.”

Një fitore që jo vetëm ngre moralin e ekipit, por edhe “shkëlqen për tifozët kuq e zi”, duke treguar se Shqipëria është gati të sfidojë edhe kundërshtarët më të fortë në rrugën drejt Botërorit 2026.

Scroll to Top