Anija kozmike e epokës sovjetike pritet të prekë Tokën në mënyrë të pakontrolluar, ja kur do të ndodhë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

02 maj 2025

Një anije kozmike e epokës sovjetike pritet të rihyjë në atmosferën e Tokës këtë muaj.

Bashkimi Sovjetik nisi “Kosmos 482” në vitin 1972, me qëllim që të ulej në Venus. Megjithatë, sonda nuk u largua kurrë nga orbita e Tokës për shkak të një mosfunksionimi të raketës. Që atëherë, raketa ka humbur gradualisht lartësinë ndërsa rrotullohet në një orbitë shumë eliptike, sipas medias së huaj.

Shkencëtari holandez Marco Langbroek, i Universitetit të Teknologjisë në Delft , parashikon se anija kozmike gjysmë tonëshe, e cila është rreth një metër në diametër, do të rihyjë rreth 10 majit, duke u rrëzuar diku në planet me një shpejtësi prej rreth 250 km/orë.

Scroll to Top