Edhe pse Angelina gëzon shoqërinë e fëmijëve të saj, ajo pranoi se shpesh ndihet e vetmuar dhe se lidhet me personazhin e Maria Callas, të cilën e portretizon në filmin e saj të ardhshëm “Maria”.
Gjegjësisht, Jolie ka treguar për revistën Mirror se shpesh është vetëm dhe se ndihet e vetmuar.
“Unë kam fëmijët e mi, të cilët i adhuroj, por si e rritur ndihem shpesh vetëm. Ndihem e lidhur me vetminë që përjeton Maria në film. Ende nuk e kam kuptuar plotësisht se si ta jetoj jetën tënde kur je vetëm. Ndoshta shumë artistët e shohin si një lloj lirie, por edhe izolimi”, tha ajo.
Javën e kaluar, Angelina u nominua për Golden Globe për rolin e Marie Callas dhe filmi për këngëtaren legjendare të operës do të mund të shihet në kinema vitin e ardhshëm. Aktorja tregon se puna për këtë film ishte emocionalisht sfilitëse dhe pothuajse si “terapi”, sepse lotët e saj në ekran ishin pasqyrë e dhimbjes dhe trishtimit të saj.