Amir Rrahmani shpallet “Lojtari i Vitit”, fiton çmimin “Fadil Vokrri”

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

22 dhjetor 2025

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, është vlerësuar si futbollisti më i mirë i vitit 2025, pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Napolin, ku ndihmoi skuadrën të fitojë titullin kampion, të dytin në tre vitet e fundit.

Ai gjithashtu u përfshi në formacionin më të mirë të Serie A.

Në ceremoninë “Laureatët e Vitit”, FFK-ja e shpalli Rrahmanin më të mirin, megjithatë ai nuk ishte i pranishëm për shkak të pjesëmarrjes në finalen e Superkupës së Italisë kundër Bolognas.

Ndërkohë, sulmuesi i Ballkanit, Valentin Serebe, fitoi çmimin “Golashënuesi më i mirë i vitit”, të cilin ia dorëzoi ish-lojtari i “Xhebrailave”, Albion Rrahmani.

Scroll to Top