Amerikanët shesin shtëpinë nëse persona me pikëpamje të kundërta blenë shtëpinë pranë tyre

Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta

09 mars 2025

Sipas një studimi amerikan del në përfundimin se një në 100 amerikan shesin shtēpinë në rastin kur dikush tjetër me mendimin ndryshe për politikën bëhet fqinj i ri pranë shtëpisë së tyre.

Sipas zëdhënses Dora Mekouar, një aplikacion për pasuri të paluajtshme ka ndihmuar shumë në këtë aspekt. Fqinjët potencial kanë mundësinë që përmes këtij aplikacioni të kuptojnë rreth pikëpamjeve të banorëve aktual të po asaj lagjeje.
Në raste të zakonshme njerëzit njihen me fqinjtë pasi të kenë bërë zgjedhjet e tyre rreth vendbanimit, duke mësuar kështu më pas rreth prirjeve politike të fqinjëve.

Qëllimi i Platformës oyssey është demokratizimi i të dhënave për ata që blejnë shtëpi.”, thotë bashkëthemeluesi i Oyssey.

Aplikacioni është përhapur fillimisht në New York dhe Florida me qëllim të përhapjes së të dhënave mbi banorët aktual duke i bërë informacionet për ata, publike. Nē këtë rast blerēsit do të mund të zgjedhin nëse duan të jetojnë pranë republikanëve apo demokratëve.

” Njerëzit do të mund të zgjedhin se kë të ftojnë për darkë apo jo, fëmijët me kë duan t’iu shoqërohen ose nuk bëhet” thotë zoti Kelly.

”Duket se për njerëzit është i rëndësishëm identiteti politik i fqinjëve të rinjë kështu që nuk befasohem për disa kompani që i shesin informacionet ose ua japin ato blerësve të mundshēm.

Studimi ka zbuluar se një në100 lēvizje është e motivuar politikisht. Njerëzit që e bëjnë këtë zhvendosje janë të përfshirë fare pak në jetën politike.

Ky trend dhe kjo mundësi që ka sjellur aplikacioni Oyssey është parë si lloj mundësie që po e qon Amerikën në dy tabore të ndara politikisht duke u politizuar edhe në mënyrë territoriale dmth që qon në ndasi.

Ndryshe, bashkëthemeluesi Kelly nuk e sheh nga ky prizëm, ai thotë se Oyssey vetëm i ndihmon blerësit duke i pasur të dhënat publike sa më lehtë të njoftohen me zgjedhjet që bëjnë për fatin e vendbanimit të tyre të ri dhe fqinjët e mundshëm poashtu të zgjedhur me këtë formë aplikacioni.

Scroll to Top