Ambasadorët e BE takim me Ramën në Kryeministri

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

12 nentor 2025

Kreu i ekzekutivit Edi Rama, ka pritur këtë paradite në ambientet e kryeministrisë ambasadorët e vendeve Europiane.

Delegacioni i diplomatëve të huaj kryesohet nga ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, ndërsa të pranishëm janë pothuajse të gjithë kryediplomatët e vendeve anëtare të akredituar në Tiranë.

Mësohet se në takim është e pranishme edhe ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, që zhvilloi një ditë më parë një takim të ngjashëm me ambasadorët e BE.

Tema e këtij takimi nuk dihet ende, por ai mbërrin një javë pas publikimit të raportit të progresit për Shqipërinë.

Scroll to Top