Ambasada Amerikane del me njoftim të rëndësishëm për viza

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

25 mars 2025

Ambasada Amerikane në Kosovë ka thënë se kontrolli i vizave nuk ndalet pas lëshimit të tyre.

Ajo tha se SHBA-ja i kontrollon vazhdimisht dhe paralajmëroi për revokim të vizave për ata që s’i zbatojnë ligjet dhe rregullat e emigracionit të SHBA-së.

“Kontrolli i vizave në SHBA nuk ndalet pas lëshimit të vizës. Ne i kontrollojmë vazhdimisht mbajtësit e vizave për t’u siguruar që ata zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregullat e emigracionit të SHBA-së – dhe ne do t’ua revokojmë vizat dhe do t’i dëbojmë nëse nuk e bëjnë këtë”, ka shkruar Ambasada.

Scroll to Top