Alonso nënshkruan kontratë, do të jetë trajner i Real Madridit deri në vitin 2028

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

12 maj 2025

Xabi Alonso do të firmosë me Real Madridin kontratë të vlefshme deri në vitin 2028, u bë e ditur të hënën. Alonso tashmë ka konfirmuar largimin nga Bayer Leverkuseni, ndërsa drejtimin e madrilenëve e merr pas përfundimit të këtij edicioni.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka konfirmuar se marrëveshja është arritur tashmë.

Fillimisht Real Madridi do t’i bëjë përshëndetje të ngrohtë Carlo Ancelottit e më pas do të fillojë epoka Alonso.

Xabi Alonso ka udhëhequr Bayer Leverkusenin drejt titullit të Gjermanisë në edicionin e kaluar dhe çmohet për punën e bërë.

Scroll to Top