Alarmante: Reshjet e shiut përmbysin kabinën elektrike në Durrës, rrezikohet jeta e banorëve

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

06 janar 2026

Shqipëria vijon të përballet me mot të keq dhe reshje intensive shiu. Në Durrës, situata paraqitet shqetësuese në zonat pranë Portit, ku uji ka mbuluar edhe kabina elektrike, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve.

Siç shihet në foto, uji ka depërtuar në ambientet e një pallati pranë portit, duke përfshirë instalimet elektrike dhe duke krijuar kushte të rrezikshme për banorët dhe kalimtarët.

Reshjet intensive te shiut qe vazhdojne prej orës 3 të mëngjesit kanë paralizuar këtë të martë qytetin e Durrësit.

Disa rrugë dhe lagje janë përmbytur, duke e bërë të vështirë lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve.

Në akset kryesore, rrugët janë mbuluar nga uji, ndërsa automjetet kanë hasur vështirësi në qarkullim.

Situata ka sjellë pezullimin e përkohshëm të punës në Portin e Durrësit, si dhe mbylljen e shkollave për arsye sigurie. Për shkak të përmbytjeve dhe kushteve të rrezikshme, janë mbyllur edhe aktivitetet tregtare në disa zona të qytetit.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të shtuar, ndërsa situata vijon të monitorohet nga strukturat përkatëse.

Scroll to Top