Aktivistja Greta Thunberg deportohet nga Izraeli në Francë pas sekuestrimit të një anijeje me ndihma për në Gazza

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

10 qershor 2025

Aktivistja mjedisore Greta Thunberg u deportua nga Izraeli pasi u ndalua në një anije ndihmash me destinacion Gazën.

Jerusalem: Aktivistja mjedisore Greta Thunberg u deportua nga Izraeli të martën, një ditë pasi marina izraelite ndaloi anijen me ndihma për në Gaza në të cilën ajo ndodhej, sipas Ministrisë së Jashtme te Izraelit.

Thunberg, e cila njihet për kundërshtimin e saj ndaj udhëtimit ajror, u transportua me aeroplan për për në Francë përpara se të vazhdonte për në Suedi, thanë zyrtarët në një postim në X. Postimi përfshinte nje foto te sajen te ulur ne nje fluturim.

Thunberg ishte një nga 12 personat në bordin e Madleen, një anije e organizuar nga Koalicioni i Flotiljes së Lirisë. Anija ishte pjesë e një misioni që synonte të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe të tërhiqte vëmendjen daj luftës dhe krizës humanitare që po vazhdon në territorin palestinez.

Scroll to Top