Prokuroria Publike ka ngritur aktakuzë kundër një personi fizik dhe një personi juridik për veprën penale uzurpim i patundshmërive nga neni 225 i Kodit Penal. I pandehuri 47-vjeçar, ka marrë në posedim tokën shtetërore prapa Poliklinikës në Bitpazar, tokë e cila i është dhënë në shfrytëzim institucionit shëndetësor, dhe e ka shndërruar në vend parkimi të improvizuar. Ai ka vendosur një rampë dhe ka angazhuar një person për inkasim prej 50 denarësh për 90 minuta shfrytëzim si parkim. Së bashku me aktakuzën, prokurori publik ka vendosur masën e ndalimit, përkatësisht i ndaluar të shfrytëzojë tokën në fjalë.