Aksidenti i djeshëm në Lezhë-Shëngjin, ndërron jetë edhe gruaja e 30-vjeçarit! Po trajtohej te Trauma

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

13 shkurt 2025

Ka ndërruar jetë ditën e sotme edhe gruaja e 30-vjeçarit, të cilët një ditë më parë automjeti që po lëviznin u përplas me një kamion në aksin Lezhë-Shëngjin.

Paulin Zefi, ndërroi jetë menjëherë pas aksidentit, ndërsa 40-vjeçarja, Zhaklina Hysa u transportua në gjendje të rëndë te Trauma.

Por pavarësisht ndihmës mjekësore ajo nuk mundi të mbijetojë pas plagëve të marra.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është shpejtësia e lartë dhe lagështia në në rrugë.

Scroll to Top