Aksident në orët e para të mëngjesit në Durrës, automjeti përplaset me barrierat metalike

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

26 shtator 2025

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.

Për shkak të shpejtësisë dhe errësirës, një automjet është përplasur me barrierat metalike anësore të mbikalimit tek Ura e dajlanit.

Barrierat e kanë mbrojtur duke e mbajtur brenda rrugës, ndërsa më pas mjeti është përmbysur.

Për fat të mirë, nga aksidenti i rëndë nuk ka pasur pasoja për jetën.

Scroll to Top