Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
25 shkurt 2025
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të fshatit Bulgarec, Korçë.
Mësohet se në aksident janë përfshirë 3 automjete dhe për pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

















