Aksident në autostradën Milot-Morinë, dy të vdekur

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

02 prill 2025

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në autostradën Milot-Morinë mbrëmë.

Policia ka bërë të ditur se automjeti i drejtuar nga shtetasi A.K., 50 vjeç ka dalë nga rruga, ndërsa për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri që udhëtonte me të,  shtetasi F.Gj.

Grupi hetimor është duke punuar në zbardhjen e plotë të rrethanave dhe se si ka ardhur deri te dalja e automjetit nga rruga, raporton Ballkanweb, transmeton Lapsiinfo.

Scroll to Top