Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

24 teror 2025

Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin.

Uniformat blu bëjnë me dije se 32-vjeçari humbi kontrollin e automjetit që drejtonte, doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë elektrike.

Njoftimi i policisë.

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 06:15, në fshatin Bubq, shtetasi A. B., 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë elektrike.

Për pasojë, 32-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Scroll to Top