Aksident me fatalitet: Përplasen dy makina, humb jetën këmbësorja! Detaje nga rasti

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

17 prill 2025

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor  Fushë Krujë – Tiranë në afërsi të Urës së Tapizës.

Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një këmbësore  e cila ka humbur jetën në vend.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit.

Ndërkohe mësohet se janë ndaluar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët po merren me pyetje për të zbardhur dinamikën e aksidentit.

Scroll to Top