Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
09 shkurt 2026
Një aksident rrugor është shënuar në orët e para të mëngjesit në bypass-in e fshatit Babicë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar një vajzë dhe një djalë.
Vajza ka pësuar dëmtime në pjesën e kokës dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, djali ka marrë dëmtime në zonën e kraharorit, por gjendja e tij paraqitet më e stabilizuar.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

















