Aksident i rëndë në orët e mëngjesit në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, lëndohet një person

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

11 nentor 2025

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mëngjesit në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti tha se një aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe një person ka mbetur i lënduar.

Sot rreth orës 06:40kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit është lënduar një person”, tha Ahmeti.

Ndryshe, ajo shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

Scroll to Top