Aksident i rëndë në Lezhë, makina përplas 10-vjeçarin me biçikletë, fëmija niset drejt Traumës

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

30 korrik 2025

Në aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Myltë të Lezhës.

Një makinë tip ‘Ford’ ka përplasur një të mitur 10 vjeçar që po lëvizte me biçikletë. Fëmija ka përfunduar poshtë makinës, ku banorët e zonës me mjete rrethanore kanë bërë të mundur nxjerrjen e tij.

Është transportuar drejt traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Scroll to Top