Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
09 Janar 2025
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Podgorie.
Sipas informacioneve paraprake, dy mjete, një BMW dhe një “Audi” janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar vdekjen e një prej shoferëve, të identifikuar si Aurel Cipi.
Ndërkohë, drejtuesi i “Audi-t” mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spital.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit dhe shkaqet e përplasjes fatale të automjeteve, ndërkohë që pritet hetimi nga grupi hetimor që ka mbërritur në vendngjarje.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor “Korçë-Pogradec” automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin A. C.,është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin K. L.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit tip “BMW”, shtetasi A. C., dhe ka ngelur i dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Audi” shtetasi K. L., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.