Aksident i rënd në Fushëprezë, 4 persona humbin jetën në mënyrë tragjike

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

20 mars 2025

Një aksident i rëndë me 4 viktima ka ndodhur në Fushë-Prezë gjatë mesanatës pasi një automjet është përplasur me një betoniere duke shpërthyer më pas në flakë.

Personat që humbën jetën pas zjarrit në automjetin e aksidentuar janë 4 të rinj të moshës 20-25 vjeç; Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi.

Dy nga viktimat e aksidentit, Enejdi dhe Erildi Laçi, janë vëllezër.

Si pasojë e përplasjes së fortë, makina ka shpërthyer në flakë, ndërsa katër personat që ndodheshin brenda saj kanë humbur jetën pasi janë bllokuar në mjet dhe janë djegur pa pasur mundësi që të dalin.

Sipas burimeve, trupat e viktimave ishin shkrumbuar plotësisht, duke e bërë të pamundur nxjerrjen e tyre me mjete të zakonshme. Autoritetet u detyruan të përdorin një mjet prerës elektrik për të hapur makinën dhe nxjerrë trupat e pajetë.

Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar nëse betonierja kishte sinjalizimin e duhur të ndaljes apo jo, një faktor që mund të ketë ndikuar në përplasjen fatale.

Scroll to Top