Ahmeti për të pakënaqurit nga Kongresi: Ata që ikin pse s’kanë funksione, lirisht le të ikin

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

22 dhjetor 2025

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, u përgjigj sot në një brifing me gazetarët lidhur me reagimet nga disa anëtarë të pakënaqur pas Kongresit të pestë të partisë.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë një brifingu me gazetarët, u ndal mbi pakënaqësitë e shprehura pas Kongresit të pestë të partisë, duke theksuar se bëhet fjalë vetëm për 2–3 persona. Ai përmendi rastin e Abdyselam Selamit, i cili sipas Ahmetit, ka kërkuar falje dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e BDI-së.

“Abdyselami më ka kërkuar falje dhe ai vazhdon në BDI. Janë vetëm 2–3 të pakënaqur,” deklaroi Ahmeti.

Kryetari i BDI-së theksoi se partia ka ndryshuar rreth 80% të strukturës së saj dhe se mbi 30% e përbërjes së saj janë gra. Ai shtoi se ka shumë figura të reja dhe anëtarë që më parë nuk kanë qenë pjesë e BDI-së, duke treguar se partia është transformuar dhe është freskuar me kuadro të rinj.

Scroll to Top