Agim Bahtiri, deputeti më i votuar nga radhët e VETËVENDOSJES në Mitrovicë!

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

18 shkurt 2025

Përveq rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit, është bërë dhe numërimi i votave edhe për kandidatët për deputet në nivel vendi.

Agim Bahtiri ka siguruar mandatin e deputetit me mbështetje të madhe, duke qenë kandidati më i votuar i VETËVENDOSJE! në Mitrovicë dhe që ka marrë shumë vota në gjithë Kosovën.

Ish-kryetar i Mitrovicës për dy mandate, Bahtiri është vlerësuar për angazhimin në zhvillimin e qytetit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. Tani, në Kuvendin e Kosovës, ai pritet të vazhdojë përfaqësimin e fortë dhe të punojë për politika zhvillimore dhe sociale në interes të qytetarëve.

Scroll to Top