Afati kalimtar i janarit: Transferimet, emra të mëdhenjë në bisedime 

Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta

26 janar 2025

Afati kalimtar i janarit zakonisht nuk e ka forcën e atij të verës, por shpesh herë di të na befasojë, me emra të mëdhenj që ndërrojnë mjedis.

Ky kalimtar do të jetë i hapur deri më 3 shkurt në top ligat evropiane.

Ky afat mund të jetë vendimtar edhe për disa nga lojtarët shqiptarë që luajnë në Evropë, por edhe te ata që janë në ligat vendore. 

Manchester United me një plan të ri për transferimin e Patrick Dorgus.

Manchester United nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga transferimi i sensacionit të Serie A, Patrick Dorgu.

Talenti danez i cili po shkëlqen me Leccen është objektivi kryesor i Djajve të Kuq për ta përforcuar repartin ofensivë.

Trajneri Ruben Amorim ka kërkuar nga drejtuesit e klubit me çdo kusht afrimin e tij.

Rashford ka refuzuar një mega ofertë vetëm për Barcelonën

Barcelona vazhdon të synojë Marcus Rashfordin teksa afati kalimtar i janarit po i afrohet fundit.

Sulmuesi 27-vjeçar i Manchester United shihet si një përforcim kyç për skuadrën e tyre, por çdo marrëveshje varet nga lirimi i hapësirës së pagave përmes largimeve të lojtarëve.

Sipas Mundo Deportivo, Rashford ka refuzuar një ofertë prej 600,000 funteve në javë nga një klub nga Arabia Saudite, duke synuar të qëndrojë në Evropë dhe të vazhdojë karrierën e tij ndërkombëtare me Anglinë.

Real Madridi gati të shpenzojë një shumë të madhe parash për lojtarin kryesor të Mikel Artetas

Real Madridi është i gatshëm që të shpenzojë një shumë të majme parash për transferimin e njërit prej lojtarëve kryesor të Mikel Artetas.

Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit

Manchester United thuhet se është i interesuar për nënshkrimin e anëtarit të Barcelonës, Ansu Fati, në një marrëveshje të papritur të janarit. Sipas Caught Offside, Djajtë e Kuq janë duke përgatitur një ofertë për të sjellë spanjollin e ri në Old Trafford.

PSG dhe Donnarumma nuk bien dakord për kontratën e re

PSG dhe Gianluigi Donnarumma janë në bisedime për të rënë dakord për një zgjatje të kontratës.

Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite

Barcelona duket se do ta humbasë një talent të akademisë së tyre pasi ai pritet që së shpejti të sigurojë kalimin në Arabinë Saudite.

Bëhet fjalë për Unai Hernandez i cili ka shkëlqyer në radhët e La Masias gjatë sezoneve të fundit dhe ka qenë një lojtar kyç tek mesfusha e Barcelona B në këtë sezon.

Sidoqoftë, rrugëtimi i tij për në ekipin e parë duket se është bllokuar, aty ku tashmë po luajnë Pau Cubarsi dhe Lamine Yamal.

Man City pritet të bëjë një transferim shokues pasi lojtari u pa i pranishëm në Etihad

Manchester City po shkon drejt përfundimit të një transferimi shokues pasi njëri prej objektivave të tyre u pa i pranishëm në shkallët e stadiumit, për të përcjellë duelin ndaj Chelseat.

Pep Guardiola i dha debutimin dy blerjeve të janarit, Abdukodir Khusanov dhe Omar Marmoush të cilët e nisën nga minuta e parë.

Khusnaov – lojtari i parë nga Uzbekistani që luan në Ligën Premier, bëri një gabim të pafalshëm vetëm dy minuta pas debutimit të tij, që bëri që Noni Madueke të shënonte gol.

Scroll to Top