Aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln mbërrin në Lindjen e Mesme, SHBA rrit gatishmërinë ndaj Iranit

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

27 janar 2026

Një aeroplanmbajtëse amerikane dhe anije luftarake mbështetëse kanë mbërritur në Lindjen e Mesme, në një lëvizje që rrit kapacitetet e Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur forcat e tyre në rajon dhe për të ndërmarrë veprime ushtarake ndaj Iranit, nëse do të jetë e nevojshme.

Sipas dy zyrtarëve amerikanë të cilët folën për Reuters të hënën, aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln dhe disa shkatërrues janë futur në rajonin e Lindjes së Mesme, që është nën komandën qendrore të ushtrisë amerikane.

Kjo lëvizje vjen pas deklaratës së presidentit Donald Trump të enjten, ku ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë një “armatë” që po shkon drejt Iranit, por shprehu shpresën se nuk do të ketë nevojë ta përdorë.

Scroll to Top