Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
15 qershor 2025
Shoqata më e madhe evropiane e automobilave, ADAC gjerman, i fton qytetarët të mbushin rezervuarët e veturave të tyre.
“Çmimi i karburantit me siguri do të rritet pas përshkallëzimit midis Iranit dhe Izraelit”, tha ADAC.
Bëhet e ditur se pas sulmit izraelit ndaj Iranit, çmimet e naftës bruto dhe gazit natyror janë rritur ndjeshëm, shkruan DW.
Në Gjermani, benzina dhe nafta kushtonin mesatarisht dy cent për litër më shumë të premten pasdite sesa 24 orë më parë, sipas ADAC.
ADAC beson se nuk do të ndalet me kaq.
“Kompanitë e naftës ka të ngjarë të kalojnë shpejt çmimet më të larta të naftës bruto te shoferët”, tha një zëdhënës i ADAC