Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
15 nentor 2025
Dardanët do të përballen sonte me Slloveninë në një ndeshje kyçe për kualifikimin në Kupën e Botës 2026. Një fitore do t’i afrojnë Kosovën më pranë historisë, ndërsa edhe një barazim në Ljublanë mjafton për të siguruar vendin në Play-Off.
Kosova nuk ka probleme me lëndime për këtë sfidë, ndërsa te Sllovenia pritet të mungojë sulmuesi Benjamin Šeško i Manchester United. Para ndeshjes, trajneri i Kosovës, Franco Foda, dhe sulmuesi Vedat Muriqi kanë dhënë deklarata optimiste, me Fodën që ka shprehur pritshmërinë për fitore.
Kjo sfidë konsiderohet një nga më të rëndësishmet në historinë e Kosovës që nga pranimi në UEFA, duke vendosur një hap të madh drejt debutimit në turneun më të madh botëror.

















