Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
20 tetor 2025
Sali Berisha, kreu i PD përmes një postimi në rrjete sociale ka deklaruar se “pastrimi i parave në sektorin e ndërtimit po mbajnë në këmbë ekonominë e narko-shtetit.
Kreu demokrat nenvizon se 56 mijë apartamente qëndrojnë bosh ndërsa qytetarët e ndershëm nuk përballojnë dot as një metër katrort në kullat e ngritura me para droge.
“Ekonomia e narko-shtetit mbahet në këmbë nga pastrimi i parave në sektorin e ndërtimit.
Ndërkohë që 56 mijë apartamente qëndrojnë bosh, qytetarët e ndershëm nuk përballojnë dot as një metër katror në kullat e ngritura me para droge.”-shkruan Berisha.

















