40 Vjet me parë, kur Diougardi u zgjodh në Kongres, e gjithë Amerika ktheu kokën

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

06 tetor 2025

oe DioGuardi, kongresisti i parë me prejardhje shqiptare në Kongresin Amerikan, është figura që hapi epokën moderne të lobimit shqiptaro-amerikan në Uashington. I zgjedhur në vitin 1984 si republikan në një zonë historikisht demokrate në New York, ai u bë shpejt pjesë e qendrave të vendimmarrjes në SHBA dhe krijoi aleanca me figura të njohura si senatorët Bob Dole dhe Tom Lantos.

Pas daljes nga Kongresi, DioGuardi themeloi Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane në 1989, duke e kthyer në një organizatë kyçe për çështjen shqiptare, veçanërisht për Kosovën. Ai ishte ndër të parët që solli çështjen e Kosovës në Kongres dhe kontribuoi në organizimin e vizitave historike si ajo e senatorit Dole në Prishtinë në vitin 1990 – një moment që vendosi Kosovën në hartën ndërkombëtare.

Puna e tij përfshiu gjithashtu promovimin e çështjeve shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi dhe vetë Shqipërinë. Edhe pse më vonë u shfaqën organizata të tjera që konkurruan në fushën e lobimit, kontributi i DioGuardit mbetet i pakrahasueshëm dhe themelor për ndërtimin e rrugës së lobimit shqiptar në SHBA.

Scroll to Top