28 Nëntori, Rama: Mirëmëngjes dhe gëzuar Ditën e Pavarësisë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

28 nentor 2025

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar qytetarët me rastin e festës së 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, duke postuar një foto nga lapidari simbolik në Vlorë.

Në mesazhin e tij të shkurtër, Rama ka shkruar: “Mirëmëngjes dhe Gëzuar Ditën e Pavarësisë

28 Nëntori i vitit 1912 shënon një moment të paharrueshëm në historinë e kombit shqiptar, kur, nën udhëheqjen e Ismail Qemalit, u shpall Pavarësia e Shqipërisë, duke realizuar ëndrrën pesëshekullore për liri dhe mëvetësi. Ky është një nga datat më të rëndësishme për shqiptarët, që kujtohet me krenari nga të gjithë, kudo ku jetojnë.

Scroll to Top