Ndërroi jetë Papa Françesku

Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta

21 prill 2025

Papa Françesku ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare në Vatikan. Papa Françeskuishte i pari Papë nga Amerika Latine, i pari jezit në krye të Kishës Katolike. Asnjëherë më parë një papë nuk ka zgjedhur të mbante emrin programatik: Françesku. Sepse Fraçesku – të kujton të shenjtin  Franci i Asisit (1182-1226).

Ky bir tregtari mohoi çdo lloj pasurie, ndihej i thirrur prej Jezusit në një jetë në varfëri radikale dhe themeloi në këtë frymë urdhërin e Franceskanëve. Emri i Papës Francesku tingëllon pra jo sipas shkëlqimit të pallateve papnore, jo sipas rolit të një kishe, – dhe kreut të shtetit. 

Për argjentinasin Jorge Mario Bergoglio, që kardinalët më 2013 e zgjodhën papë, emri që përdori ishte program: Si asnjë papë tjetër përpara tij ai u angazhua për refugjatët dhe të pastrehët si dhe për mbrojtjen e krijesës dhe të klimës. Tani ai ndërroi jetë pas gati 12 vjetësh në post. Në moshën 88 vjeçare ai është papa i dytë me moshën më të madhe në histori. 

Një fjalim i flaktë 

Përpara zgjedhjes papë më 2013Bergogliomori fjalën në një “para konklavë”, që një formë që ndoq për herë të parë, ku kardinalët shkëmbyne mendime lidhur me gjendjen e kishës. Në këtë “fjalim të flaktë” ai bëri thirrje për “lirinë e guximshme të shprehjes” në kishë. Kisha nuk duhet të mbyllet në vetvehte.

Fuqia e këtij fjalimi ndihej edhe në filimin e regjisorit gjerman ëim ëenders “Papa Francesku – një njeri i fjalës” më 2018. Edhe aty kreu i kishës në një fjalim të qartë apeloi për afrimin e kishës tek njerëzit në skajet e shoqërisë. Që në fillim të pontifikatit, papa shkoi  “në fund të botës”, sikurse e paraqiti ai prezantimin e tij të parë më 2013, kryesisht duke iu adresuar të margjinalizuarve.

Vazhdimisht Françesku tregohej si kritik i golbalizmit dhe kapitalizmit brutal. Në vitet e para tëpontifikatit të tij ai mbajti fjalimet më të fuqishme politike. Shpesh ai tregohej si avokat të të varfërve dhe jugut global: më 2014 përpara Parlamentit Europian në Strazburg, më 2015 para Kongresit në Uashington dhe në OKB në Nju Jork. Françesku bëri fjalë  për një “Europë të vjetëruar dhe të përçarë” dhe për një “komunizëm të pafrenuar”.

Françesku i bënte thirrje bashkësisë ndërkombëtare për reforma të shpejta dhe më shumë angazhim në ndihmën e zhvillimit dhe mbrojtjen e klimës. Kësaj teme ai i kushtoi enciklikën e tij më të rëndësishme “Laudato Si” në vitin 2015. Kjo vepër edukative për ruajtjen e krijesës lexohet si një aktpadi politike – por që pakkush e ka dëgjuar. Francesku më 2023 publikoi një tjetër tekst me temën e titulluar “Laudate Deum”. Sa më gjatë ai vazhdonte të ishte në post, aq më me padurim tingëllonin apelet e këtij pape. 

Scroll to Top