Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta
08 shtator 2025
Ai i mbron me histerizëm dhe i justifikon; ndërkohë që për disa prej aferave të tij, kanë përfunduar në burg dhe janë nën hetim ministra, drejtorë e përfitues të lidhur me të…
Kur Edi Rama u përfshi në aferën “McGonigal” për të forcuar pushtetin personal, nuk mendoi se do zbulohej me detaje. Pas dënimit të ish-agjentit të FBI, ai besoi se çështja u mbyll, por DASH e rihapi dhe e publikoi dosjen. Me të njëjtën logjikë Rama ka vepruar edhe me pasuritë shtetërore dhe fondet publike, duke i shpërndarë për oligarkët, ministrat, familjarët dhe trafikantët. Por aferat dolën në dritë dhe qelbi plasi…
Disa nga aferat e zbuluara të Edi Ramës:
1. Koncesionet e tre incineratorëve në Tiranë, Elbasan dhe Fier, me vlerë 430 milionë euro, për Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin.
2. Katër koncesionet shëndetësore: Check-up, Laboratorët Mjekësorë, Hemodializa dhe Sterilizimi i pajisjeve kirurgjikale, me vlerë 480 milionë euro.
3. Dhurimi i 6 milionë m² troje dhe objekte shtetërore me kontrata “1 Euro” për klientët e tij.
4. Koncesioni i Portit të Jahteve te Kepi i Rodonit për trafikantin Roland Ziu dhe ish-ministrin Bledar Çuçi.
5. Koncesioni i fermës me 800 hektarë tokë në Karavasta, dhënë falas për 99 vite oligarkut rus Oleg Deripaska.
6. Koncesioni i portit të ri të peshkimit në Porto-Romano për trafikantin Gjergj Luca dhe anëtarët e bandës së tij.
7. Leja “Investitor Strategjik” për resort mbi 10 mijë m² të grabitura në Himarë për Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin.
8. Monopoli i basteve sportive online me 10 licenca 30-vjeçare, për Olsi Ramën, Gaz Demin, Fidel Yllin dhe Dajlan Avdian.
9. Afera e re e mbetjeve, me përqendrimin e grumbullimit dhe përpunimit në një operator privat monopolist.
10. Ndryshimi i kontratës koncesionare me kompaninë kineze “Bankers Petroleum” dhe miratimi i bilanceve tatimore false, me humbje për shtetin 5 miliardë euro.
11. Dhurimi i 812 mijë m² truall në Portin e Durrësit mafiozit arab Mohamed Alabbar për ndërtim kullash, me ortakëri fiktive 33% nga qeveria.
12. Koncesioni i Aeroportit të Vlorës për Behgjet Pacollin, me klauzolë rimbursimi të humbjeve financiare për 10 vitet e para.
13. Paketa e Maleve, vazhdim i skemës së grabitjes së pasurive shtetërore me ligjin për investimet strategjike dhe Korporatën e Investimeve.
14. Krijimi i kompanisë “Air Albania”, nga e cila Rama ka marrë prej shtatë vitesh falas një avion çarter për përdorim personal.
15. Koncesioni i mbjelljes dhe kultivimit të kanabisit, me 20 licenca të dhëna si monopol për persona të lidhur me kryeministrin.