12 vjet nga aksidenti, Schumacher bën hapa të vegjël drejt rikuperimit pas 12 vitesh

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

26 janar 2026

Kampioni legjendar i Formula 1, Michael Schumacher, tashmë ka arritur të lëvizë brenda pronave të tij, pas 12 vitesh qëndrimi kryesisht shtrirë, pas aksidentit të rëndë gjatë skiut.

Burime pranë familjes bëjnë me dije se Schumacher mund të ulet në karrocë dhe të lëvizë në pronat e tij në Majorkë dhe pranë Liqenit të Gjenevës. Megjithatë, ai vazhdon të jetë nën kujdesin e vazhdueshëm të bashkëshortes dhe mjekëve të tij.

Ky përparim i vogël shihet si një shenjë pozitive në rrugën e gjatë të rikuperimit të kampionit legjendar.

Scroll to Top