12 kandidatët më të mundshëm për Papën e ardhshëm

Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta

23 prill 2025

12 kandidatët më të mundshëm për Papën e ardhshëm

Kandidatët për të pasuar Papa Françeskun vijnë nga të gjitha kontinentet. Ata që vlerësohen me shanset më të mira vijnë nga Azia, Afrika, Amerika e Veriut dhe Evropa.

Papa zgjedhen në një proces sekret dhe rreptësisht të ritualizuar, të quajtur konklavë – që zhvillohet në Kapelën Sistine në Vatikan. Të drejtë vote kanë vetëm kardinalët nën moshën 80 vjeç dhe në votim marrin pjesë rreth 120 kardinalë.

Këtu janë disa nga pretendentët më seriozë:

Kardinali Luis Antonio Tagle (67, Filipine, kreu i Zyrës së Vatikanit për Ungjillëzimin)

I quajtur “Françesku i Azisë” për shkak të fokusit të tij në drejtësinë sociale, Tagle shihet në disa qarqe si më i preferuari për t’u bërë Papa i parë nga Azia – ashtu si Françesku ishte Papa i parë nga Amerika. Në letër, Tagle i ka të gjitha kualifikimet për të qenë Papë.

I quajtur “Françesku i Azisë” për shkak të fokusit të tij në drejtësinë sociale, Tagle shihet në disa qarqe si më i preferuari për t’u bërë Papa i parë nga Azia – ashtu si Françesku ishte Papa i parë nga Amerika. Në letër, Tagle i ka të gjitha kualifikimet për të qenë Papë.

Kardinali Pietro Parolin (70, Itali, Sekretar Shteti i Vatikanit)

Një urë e mundshme midis fraksioneve të ndryshme në Kishë, Parolin ka qenë sekretar shteti i Françeskut që nga viti 2013 dhe është një nga kandidatët kryesorë për Papë. Zyra e tij është e dyta në hierarki, menjëherë pas Papës. Konservatorët e kritikuan atë për rolin që luajti në ndërmjetësimin e një marrëveshjeje me Pekinin për emërimin e peshkopëve në Kinën komuniste. Zgjedhja e tij do të kthente postin e Papës në Itali, pas tre papëve joitalianë.

Kardinali Peter Turkson (76, Gana, zyrtar dhe diplomat i Vatikanit), Kardinali Peter Turkson (76, Gana, zyrtar dhe diplomat i Vatikanit), Kardinali Marc Ouellet ( (79, Kanada, ish-kreu i zyrës peshkopale të Vatikanit), Kardinali Fridolin Ambongo Besungu (65, Kongo, Kryepeshkop i Kinshasës), Matteo Zuppi (69, Itali, Kryepeshkop i Bolonjës), Jean-Marc Aveline (66, Francë, Kryepeshkop i Marsejës), Kardinali Peter Erdo (72, Hungari, Kryepeshkop i Esztergom-Budapest), Kardinali Mario Grech (68, Maltë, Sekretar i Përgjithshëm i Sinodit të Ipeshkëve), Kardinali Juan José Omella (79, Spanjë, Kryepeshkop i Barcelonës), Kardinali Joseph Tobin (72, SHBA, Kryepeshkop i Njuark), Kardinali Angelo Scola (83, Itali, ish Kryepeshkop i Milanos)./DW

Per detaje rreth kandidateve te mundshem klikoni linkun me poshte:

https://www.dw.com/sq/cili-do-t%C3%AB-jet%C3%AB-papa-i-ardhsh%C3%ABm-12-kandidat%C3%ABt-m%C3%AB-t%C3%AB-mundsh%C3%ABm/a-72307016

Scroll to Top