“11 Maji”/ Rama mbledh për 1 orë drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus vota e Diasporës! Nuk prononcohet për Kosovën, udhëton drejt Shkodrës

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

10 shkurt 2025

Kryeministri Edi Rama mblodhi në selinë rozë këtë të hënë përreth 1 orë (10 Shkurt), drejtuesit politikë të qarqeve. 

Pas mbledhjes nuk dha asnjë koment për mediat dhe u largua drejt Shkodrës, ku do të zhvillojë një sërë inspektimesh. 

Fokusi gjatë mbledhjes ka qenë sërish vota e Diasporës, duke kërkuar të punohet për rritjen e numrit të regjistrimeve deri në përfundim të afatit. 

Pas mbledhjes Rama u largua me Taulant Ballën, drejtuesin politik për diasporën.

Kryeministrit iu kërkua edhe një koment për zgjedhjet në Kosovë, por refuzoi prononcimin për mediat.

Scroll to Top